Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti në takim me profesorët universitarë për çështjen e kufijve shtetëror

Gus 20, 2021

Për të diskutuar mbi temën e sistemit të gjeo-informacionit dhe çështjen e kufijve shtetërorë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Prof. Florim Isufin dhe Prof. Shpejtim Bulliqin, njëherësh edhe kryetar i Komunës së Podujevës.

Kryeministri Kurti fillimisht falënderoi profesorët Isufi e Bulliqi për punën dhe qëndrimet e tyre në kuadër të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit.

Në vijim u diskutua për rolin e mekanizmave shtetërorë për këtë çështje thelbësore të integritetit territorial e institucional të Republikës së Kosovës.

Kushtetutshmëria dhe ligjshmëria, metodat e avancuara shkencore dhe praktikat e suksesshme të partnerëve ndërkombëtarë janë udhërrëfyesi garantues i qasjes dhe angazhimit tonë të përbashkët u tha në këtë takim, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM