Build Skills with our trainings

Sign up now!

Trendafilova: Jemi të përkushtuar të komunikojmë mbi mandatin e gjykatës dhe të punojmë në mënyrë transparente

Sht 7, 2021

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) Ekaterina Trendafilova dhe administratorja dr. Fidelma Donlon iu drejtuan sot shoqërisë civile dhe gazetarëve ku iu përgjigjën pyetjeve, u informuan për çështjet e ngritura si shqetësime nga pjesëmarrësit si dhe shpjeguan mandatin dhe veprimtaritë e institucionit gjyqësor që ato përfaqësojnë.

Komunikimi dhe ndërgjegjësimi kanë qenë përparësi kyçe e DHSK-së që nga fillimi i punës së saj dhe pas fillimit të procedurave, Presidentja dhe Administratorja kanë intensifikuar angazhimin e tyre në komunikim dhe ndërgjegjësim.

“Si shërbyes publik, puna e të cilëve do të ndikojë dhe do të jetë me interes për njerëzit në Kosovë dhe gjetkë, ne jemi të përkushtuar që të komunikojmë mbi mandatin e gjykatës dhe të punojmë në një mënyrë sa më transparente për publikun”, tha gjykatëse Trendafilova.

Në përgjigje të pyetjeve mbi pavarësinë dhe përkushtimin e gjykatës, kryetarja Trendafilova theksoi deklaratën solemne të cilën ajo dhe të gjithë gjykatësit e kanë marrë përsipër për të ushtruar funksionet e tyre në mënyrë të pavarur dhe të paanshme.

“Pavarësia e gjykatësve është parim themelor i profesionit të gjyqësorit”, tha ajo

Duke pasur parasysh situatën aktuale me COVID-19 dhe nevojën për të respektuar të gjitha masat e shëndetit publik, veprimtaria interaktive u mbajt me qytetarë, shoqërinë civile dhe gazetarë të cilët morën pjesë personalisht dhe online.

Administratorja, Fidelma Donlon, shpjegoi se DHSK-ja siguron menaxhimin e shëndoshë financiar të burimeve që i janë besuar duke ruajtur pavarësinë e plotë në kryerjen e procedurave gjyqësore.

Administratorja foli gjithashtu për rëndësinë e mbrojtjes së dëshmitarëve, pjesëmarrjen e viktimave dhe se si Zyra Administrative siguron menaxhimin e objektit të paraburgimit në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për media e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM