Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 20:20, në afërsi të Shkollës ekonomike “Ali Hadri” në Pejë, ka të shtëna me armë zjarri.
Si pasojë e të shtënave, tre persona kanë pësuar lëndime të njejtit janë dërguar në spitalin Rajonal të Pejës dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e dy viktimave të këtij rasti.
Në vendin e ngjarjës kanë dalur të gjitha njësitet kompetente të Policisë së Kosovës, gjithashtu edhe Prokurori i shtetit, për të kuptuar se si ka ardhur deri te ky rast.
Informata shtesë mund të jepen pas zhvillimit të hetimeve, thuhet në postimin në Facebook të Policisë së Kosovës.