Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kosova dhe Maqedonia e Veriut do të zbatojnë kontroll të përbashkët doganor në vendkalimin hekurudhor

Sht 16, 2021

Ministri i Financave, Punёs dhe Transfereve, Hekuran Murati dhe ministri i Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Fatmir Besimi kanë nënshkruar sot në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive të mbajtur në Maqedoninë e Veriut marrëveshjen implementuese mbi rregullimin e Komunikacionit Hekurudhor Kufitar.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje vjen si vazhdimësi e bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Maqedonisë në fushën e komunikacionit hekurudhor kufitar, ku qëllim kryesor mbetet thjeshtësimi i organizimit të këtij komunikacioni dhe shkurtimi i kohës së pritjes në vendkalimet kufitare

Me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje në mes të tjerash përcaktohet edhe mënyra e realizimit të kontrolleve doganore dhe implementimi i procedurave doganore për komunikacionin hekurudhor nga zyrtarët doganorë të të dy palëve në zonën hekurudhore.

Me këtë rast shënohet edhe një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të dyja shteteve dhe thellimit të bashkëpunimit në fushën e komunikacionit, në linjë me prioritetet e Qeverisë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit, thuhet në komunikatën për media e MFPT-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM