Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti zhvilloi takim të përbashkët me Kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe presidentin Vucic

Tet 6, 2021

Në margjina të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi takim shumëpalësh me Kancelaren e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel, presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic.

Gjatë takimit u bisedua për rëndësinë e Procesit të Berlinit dhe të bashkëpunimit rajonal të qëndrueshëm në shërbim të avancimit të rajonit në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Kryeministri Kurti ritheksoi mbështetjen për marrëveshjet ku të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor trajtohen si të barabarta dhe ku qytetarët janë përfituesit përfundimtarë.

Temë e bisedës ishin edhe liria e lëvizjes dhe njohja e diplomave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Kryeministrit.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM