Build Skills with our trainings

Sign up now!

Federata Sindikale e Shëndetësisë paralajmëron protesta masovike pas zgjedhjeve lokale

Tet 7, 2021

Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) kanë bërë të ditur se kanë kaluar tre javë nga protesta publike e përfaqësuesve sindikal të punonjësve të shëndetësisë, protestë në të cilën u shpalosën kërkesat për shtesat në pagë sipas Ligjit  me nr. 06/L-007 për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 dhe për fillimin e procedurave të plotësimit dhe miratimit të Ligjit mbi pagat me theks të veqantë që të futet në parashikimin e buxhetit për vitin 2022 dhe mosrespektimin absolut nga Qeveria.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës në mbledhjen e mbajtur me datë 07.10.2021 paralajmërojnë se pas datës 17.10.2021 pra, pas procesit zgjedhor komunal do të organizojë protestën e rradhës e cila do të jetë më masovike.

Qytetarët e Republikës së Kosovës duhet ta kenë të qartë se me qasjen aktuale të Qeverisë ndaj punonjësve shëndetësor po bëhet shkatërrimi i sistemit publik shëndetësor,gjë e cila do të sjell ndikimet e veta mbi nevojat direkte të qyetarit të RKS-së, thuhet në faqen zyrtare të FSShK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM