Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kryeministri Kurti për “Bloomberg”: “Miliardat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së

Tet 7, 2021

Në margjina të Samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor në Bërdo të Sllovenisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka dhënë intervistë për mediumin amerikan “Bloomberg”.

Në intervistë, kryeministri Kurti ka theksuar se fondet e Bashkimit Evropian për të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të ndërlidhura me vlerat e BE-së.

 

Në vijim intervista e kryeministrit Kurti dhënë për “Bloomberg”:

“Miliardat e BE-së për Ballkanin Perëndimor duhet të ndërlidhen me vlerat e BE-së”, thotë lideri i Kosovës.

Bashkimi Evropian duhet të ndërlidhë ndarjen e dhjetëra miliona eurove, të rezervuara për gjashtë vendet e Ballkanit që shpresojnë t`i bashkohen bllokut, me të dhënat e tyre mbi sundimin e ligjit dhe luftimin e korrupsionit, tha Kryeministri i Kosovës.

Deklaratat e Kryeministrit Kurti janë një thirrje e rrallë për më shumë mbikëqyrje të BE-së nga një rajon që është gjithnjë e më shumë i pakënaqur me ngurrimin e bllokut për të përshpejtuar procesin e pranimit të anëtarëve të rinj.

Ato përkojnë edhe me konfrontimin mes Komisionit Evropian dhe anëtarëve të tij  – Polonisë dhe Hungarisë, që rrezikojnë të humbasin ndihmën në vlerë të miliarda eurove për shkak të ngecjes në demokraci dhe shkeljeve të sundimit të ligjit.

“Nuk duhet të ketë fonde të BE-së, pa vlera të BE-së,” tha ai gjatë një interviste në margjinat e samitit në Slloveni. “BE-ja nuk duhet të heq dorë nga natyra e saj transformuese, për atë transaksionale”.

Ndonëse Komisioni ka aprovuar 30 miliardë euro (35 miliardë $) për shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do shpenzohen përgjatë shtatë viteve të ardhshme, nuk ka caktuar një datë të saktë për zgjerimin, gjë që kërkohej nga shtetet aspiruese si dhe nga disa shtete anëtare.

Kjo ka ngritur shqetësimin që qasja e ngadalshme ndaj zgjerimit të BE-së mund të hap rrugën për rivalët e bllokut meqenëse disa shtete, përfshirë këtu Serbinë, kanë lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën.

“Është shumë e rëndësishme që këtyre shteteve t’ju bëhet e qartë se sa shumë kujdesemi për ta”, u tha të mërkurën gazetarëve Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. “Ne jemi partneri i preferuar i tyre”.

Kurti tha se ndonëse e kupton një masë hezitimi të shteteve anëtare për zgjerimin e mëtejshëm të bllokut për shkak të mosmarrëveshjeve dhe përplasjeve sa i përket vlerave demokratike të anëtarëve që u pranuan më herët gjatë këtij shekulli, ai paralajmëron kundër përhapjes së këtij hidhërimi në procesin e zgjerimit.

“Mendoj se është mirë që BE-ja të kthehet tek esenca e vetë – që është zgjerimi” tha ai. “Dhe kurdo që thuhet zgjerim i BE-së, së pari dhe para së gjithash është Ballkani Perëndimor, me të cilin BE-ja arrinë harmoninë e vetë si kontinent”.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM