Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës identifikohet një leje qëndrimi e falsifikuar të një shteti tjetër

Tet 8, 2021

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet policore në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” gjatë një kontrolli të pasaportave në shkuarje dhe verifikimit të dokumentave të nevojshme për kalimin e kufirit për udhëtim nga Prishtina për në një qytet perendimor, udhëtari me iniciale B.Z; viti i lindjes (1996) ka prezantuar pasaporten e Kosovës në të cilën në faqen (08) ishte i vendosur lejeqendrimi i një shteti tjetër.

Realizimi i detyrave dhe autorizimeve ligjore në menyrë mjaft profesionale ka rezultuar që gjatë kontrollimit të dokumentave, zyrtari policor kompetent ka ngritur dyshimin se lejeqëndrimi i prezantuar mund të jet i falsifikuar dhe e ka dërguar në vijën e dytë të kontrollit.

Bazuar në dyshimet e ngritura se dokumenti mund të jet i falsifikuar, rasti është përcjellur për procedura të mëtejme tek njesiti i hetimeve për kompletim.

Policia e Kosovës, konkretisht autoritetet për menaxhim dhe kontroll kufitar, përfshirë Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës, mbesin të përkushtuara për menaxhimin efikas dhe efektiv të kufirit shtetror, respektimin e rregullave dhe proceduarave për levizje të lirë dhe pa pengesa për të gjithë personat që plotësojnë kriteteret e parapara, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM