Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Mbretërisë së Arabisë Saudite

Tet 8, 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim ambasadorin e ri, jorezident të Mbretërisë së Arabisë Saudite në Republikën e Kosovës, Faisal Ghazi Ismail Hifzi, me rastin e dorëzimit të letrave kredenciale.

Osmani e uroi ambasadorin për detyrën dhe e siguroi për mbështetje në përmbushjen me sukses të misionit të tij në Kosovë. Ajo shprehu falënderimin për mbështetjen e Mbretërisë së Arabisë Saudite në fushën diplomatike dhe zhvillimore të dhënë ndër vite për Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani shprehu besimin se në periudhën vijuese do të ketë intensifikim të raporteve ndërshtetërore që do t’i shërbejnë forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM