Në pikë kalimin kufitar të Aeroporti oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramë stoli të argjentit.
Njesitet Antikontrabande kanë ushtruar kontrolle tek udhetarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Nderkombetar të Prishtines ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle detaje.
Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbërt është selektuar për skanim të valigjes dhe kontrolle, në njërën nga valigjet e saj përmes skanerit është verejtur se ka mallra të cilat nuk jane deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.
Gjithsejt stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zingjire dore dhe qafe etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregulllt kundërvajtëse, thuhet komunikatën për media e Doganës së Kosovës.




