Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Sa më shumë suksese të vajzave të FSK-së, aq më mirë për imazhin e shtetit të Kosovës

Shk 7, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh komandante supreme e FSK-së, ka pritur në takim komandantin, gjenerallejtënant Bashkim Jasharin dhe oficeret e Forcës: Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda- Haxholli dhe Jeta Berisha, të cilat kanë mbaruar studimet  në fushën e mbrojtjes në ShBA dhe Turqi.

Presidentja Osmani i ka përgëzuar oficeret për suksesin e arritur, duke i cilësuar arritjet e tyre sukses jo vetëm për FSK-në, por edhe për shtetin e Kosovës.

Sipas Presidentes Osmani është mirë që rrëfimet për suksesin e vajzave të FSK-së t`i dëgjojnë vajzat e gratë e tjera të Kosovës në mënyrë që të shërbejnë si frymëzim për t`iu bashkuar sektorit të sigurisë.

“Sa më shumë suksese të vajzave të FSK-së, aq më mirë për imazhin e shtetit të Kosovës, është shprehur Presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, presidentja ka kërkuar nga komandanti i FSK-së që sa më shumë vajza e gra të inkurajohen për t`u bërë pjesë e Forcës, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM