Build Skills with our trainings

Sign up now!

Çeku: Kundërshtojmë përpjekjet që përdorin trashëgiminë kulturore si mjet përçarës mes njerëzve

Shk 9, 2022

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku sot ka mbajtur konferencë për media ku temë ishte prezantimi i qëndrimit në lidhje me debatin që po zhvillohet rreth restaurimit të shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë.

Ai ka thënë se debati i ditëve të fundit ka origjinën në Serbi, nga një shtet që mohimin e gjenocidit dhe rehabilitimin e kriminelëve e ka politikë shtetërore dhe tenton të fabrikojë një narracion që e portretizon Kosovën si mohuese të Holokaustit.

Ministri në vijim, listoi disa prej fakteve konkrete rreth argumenteve për mbrojtjen dhe restaurimin e monumentit:

  1. Ndërtesa është monument i mbrojtur në Listën e trashëgimisë kulturore dhe formalisht figuron në listë me emrin “Shtëpia e Xhafer Devës”,
  2. Është në pronësi publike dhe përgjatë gjithë historisë së saj, ndërtesa ka pasur funksione publike, si shtëpi shëndeti e të tjera,
  3. Ka vlera të mëdha estetike, shoqërore, edukative dhe historike,
  4. Paraqet një tipologji të veçantë të ndërtimit duke qenë ndër shembujt e parë të kalimit në arkitekturën moderne evropiane,
  5. Është pjesë e kujtesës kolektive të banorëve të Mitrovicës,
  6. Është në gjendje jo të mirë, ka pësuar nga zjarri i vitit 2015 dhe ndërhyrja e fundit restauruese është bërë në vitin 2018.

Përkundër ndërhyrjeve konsoliduese në strukturë, gjendja e ndërtesës është e brishtë dhe është paraqitur nevoja për vazhdim të ndërhyrjeve restauruese që do të mundësojnë funksionalizimin dhe shfrytëzimin për nevojat e komunitetit.

Ministri gjithashtu shpjegoi që pas restaurimit, në hapësirat e ndërtesës planifikohet vendosja e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, ndërsa hapësirat e tjera do të shfrytëzohen për galeri arti, muze e qendër dokumentimi.

Ai më tej theksoi se mirëkupton shqetësimet e miqve ndërkombëtarë dhe është në komunikim të përditshëm me të gjithë, përfshirë ambasadorin gjerman në Kosovë. Ndërsa bëri thirrje që bashkërisht të gjendet rruga për të tejkaluar këtë situatë, gjithnjë në të mirë të trashëgimisë kulturore dhe qytetarëve.

“Në mbrojtje të trashëgimisë sonë kulturore, ne i respektojmë konventat ndërkombëtare dhe praktikat e mira europiane dhe botërore. Mbështetja e bashkësisë ndërkombëtare është jetike. Ne besojmë se trashëgimia kulturore ofron platformë dialogu mes komunitetesh për paqe të qëndrueshme. Prandaj, do të kundërshtojmë çdo përpjekje që përdorë trashëgiminë kulturore si mjet përçarës mes njerëzve”.

Burimi i këtij debati nuk është brenda Kosovës, është shprehur në sqarimin e tij ministri Çeku, duke shtuar se diskursi i krijuar ditëve të fundit është i rrezikshëm dhe mund të ketë pasoja afatgjate për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të vendit, thuhet në faqen zyrtare të MKRS-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM