Build Skills with our trainings

Sign up now!

Diskutim për vettingun mes ministres Haxhiu dhe raportuesve të Komisionit të Venecias

Shk 9, 2022

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, zhvilluan takim me raportuesit e Komisionit të Venecias, Pere Vilanova, Cesare Pinelli dhe Grainne McMorrow, ku diskutuan për vettingun në sistemin e drejtësisë.

Në trajtimin e kësaj çështje, Ministrja Haxhiu informoi Raportuesit e Komisionit të Venecias për rëndësinë që ka procesi i vettingut për qytetarët e Republikës së Kosovës si dhe me problemet që aktualisht ballafaqohet sistemi i drejtësisë.

Ministrja Haxhiu, së bashku me anëtarët e grupit punues, iu përgjigjen pyetjeve që u adresuan nga raportuesit e që lidheshin me opsionet e ndjekura në koncept dokument por edhe me draftin e amendamenteve kushtetuese.

Komisioni i Venecias në muajin mars pritet të jap Opinionin për një nga proceset më të rëndësishme për Republikën e Kosovës.

Ministrja Haxhiu, pas diskutimeve, falenderoi raportuesit për Opinionin në projektligjin për KPK si dhe për angazhimin e tyre profesional dhe për bashkëpunimin e Komisionit të Venecias me Republikën e Kosovës dhe i siguroi që do të adresohen rekomandimet e adresuar përmes opinioneve të tyre, thuhet në komunikatën për media e MD-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM