Build Skills with our trainings

Sign up now!

Mbahet koncerti i Filharmonisë së Kosovës “14 vjet Pavarësi”

Shk 17, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në koncertin solemn të Filharmonisë së Kosovës, organizuar në shënim të 14 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në koncertin e mbajtur në Sallën e Kuqe, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit, titulluar “14 Vjet pavarësi”, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës, interpretuan nën dirigjimin e Baki Jasharit dhe Hajrullah Sylës.

Në këtë koncert u interpretuan veprat nga autorët shqiptar:  uverturë nga opera “Goca e Kaçanikut” nga Rauf Dhomi, “Valsi i pavarësisë” nga Korab Shaqiri, fragmente nga suita simfonike “Skënderbeu”nga Çesk Zadeja, “Baresha” nga Rexho Mulliqi dhe “Qëndresa” nga Valton Beqiri.

Ndërsa në nderim e kujtim të të rënëve për lirinë e Kosovës, u interpretua vepra “Më mirë është paqja” nga Karl Jenkins, punuar në vitin 1999, dedikuar viktima të luftës në Kosovë, si dhe “Dies Irae” nga Giussepe Verdi, vepër kushtuar atyre që nuk janë më në mesin tonë, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM