Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani udhëtoi në Katar, merr pjesë në Forumin e Dohas

Mar 25, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani- Sadriu, me ftesë të  të Emirit Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani ka udhëtuar për një vizitë zyrtare në Shtetin e Katarit, ku do të pritet në takime nga zyrtarë të lartë të shtetit, si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Dohas, krahas udhëheqësve e përfaqësuesve të vendeve të tjera të botës.

Në Forumin e Dohas, presidentja Osmani do të flasë para pjesëmarrësve si njëra ndër folëset kryesore, ndërkohë që do të zhvillojë takime me përfaqësues të shteteve të tjera.

Gjatë vizitës në Katar, Presidentes Osmani do t’i bashkohet edhe zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Kosovës, njëherësh ministre e punëve të Jashtme, Donika Gërvalla- Schwarz.

Nën sloganin “Transformimi për një epokë të re”, forumi i Dohas do të fokusohet në katër tema kyçe: aleancat gjeopolitike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, sistemi financiar dhe zhvillimi ekonomik, mbrojtja kibernetike dhe siguria ushqimore, si dhe ndryshimet klimatike dhe qëndrueshmëria, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM