Build Skills with our trainings

Sign up now!

ShSKUK: Rritet kontrolli i brendshëm i shpenzimit të barnave

Kor 16, 2022

Përmes funksionalizimit të Sistemit të Menaxhimit të Stokut Farmaceutik ( SMSF), ShSKUK është duke rritë menaxhimin dhe kontrollin e shpenzueshmërisë së barnave dhe produkteve mjekësore.

SMSF është sistem përmes së cilit Barnatorja Qendrore, Barnatoret e Klinikave dhe Barnatoret e Reparteve regjistrojnë planifikimin e barnave, kërkesat, porositë, stokun, daljet për pacientë si dhe shërbime tjera përfshirë kartelat e ilaqeve, raportet, etj.

Pra, ky sistem mundëson që ilaqet të monitorohen në mënyrë elektronike që nga momenti i daljes nga Barnatorja Qendrore e deri tek shfrytëzuesi i fundit – pacienti: thjeshtë ofron informata në kohë reale për secilin ilaq që i është dhënë pacientit, nga kush i është dhënë dhe kohën e dhënjes, duke siguruar në kétë mënyrë informatat e nevojshme për secilin ilaq se ku është shpenzuar.

Nga fillimi i aplikimit të këtij sistemi në gjysmën e dytë të vitit të kaluar e deri më tani SHSKUK ka regjistruar mbi 20.000 ilaqe (produkte mjekësore) – dalje të realizuara nga barnatoret e reparteve për pacient.

Sistemi i tillë i kontrollit përmes SMSF aktualisht është funksionalizuar në disa klinika të QKUK-së, ndërsa ShSKUK është duke punuar intenzivisht që këtë sistem t’a funksionalizojë dhe aplikojë në të gjitha barnatoret e Klinikave të QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, thuhet në faqen zyrtare të ShSKUK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM