Build Skills with our trainings

Sign up now!

MFPT: Fillon skema ‘Qeveria për Familjet’

Kor 18, 2022

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka hapur sot aplikimin për skemën ‘Qeveria për Familjet’ që synon punësimin afatgjatë të punëkërkuesve që nuk kanë asnjë anëtar të familjes të punësuar.

Kushtet për aplikim nga punëkërkuesit:

T’i përkasin grup moshës 18-64 vjeçare;

Të mos kenë asnjë anëtar të familjes të punësuar;

Të jenë të regjistruar si të papunë/ punëkërkues në Agjencinë e Punësimit (APRK).

Kushtet për aplikim nga punëdhënësit:

Bizneset të jenë të regjistruara dhe aktive në Administratën Tatimore të Kosovës;

OJQ-të të jenë të regjistruara dhe aktive në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Mënyra e subvencionimit:

Kompenzimi për punëdhënësin: 70% e pagës bruto (maksimumi 300 euro në muaj subvencionim nga Qeveria për punëtor);

Personat e angazhuar përmes kësaj skeme nuk duhet të përbëjnë më shumë se 30% të stafit ekzistues të biznesit, thuhet në faqen zyrtare të MFPT-së.

 

 

Për më shumë detaje ju lutem shihni vegëzat e mëposhtme: https://mf.rks-gov.net/…/A68EB2C7-DEB3-4351-99C5…

https://mf.rks-gov.net/…/9FA91A69-EAEA-4D20-BEC9…

Për ndihmë dhe informata në procesin e aplikimit drejtohuni në Zyren e Punësimit të komunës suaj. Adresën e Zyreve të Punësimit mund ta gjeni në faqen e APRK-së: https://aprk.rks-gov.net/Content/Agency/Index

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM