Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Kolly -Davenport diskutojnë rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit

Kor 19, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly dhe Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport, me të cilët diskutuan rreth iniciativës së krijimit të Njësisë së Përkthimit dhe Harmonizimit, në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. Në takim ishin të pranishëm edhe Komisioneri për Gjuhët, Slavisa Mladenovic dhe këshilltarja e kryeministrit për çështje të komuniteteve, Elizabeth Gowing.

Kryeministri e falënderoi ambasadorin Kolly për ndihmën e Ambasadës zvicerane për përkrahjen dhe ndihmën për krijimin e kësaj Njësie, nëpërmjet së cilës do të sigurohet përkthimi i saktë i ligjeve dhe akteve nënligjore, si dhe do të shqyrtohen ligjet e mëhershme që nuk janë përkthyer saktë në të dy gjuhët zyrtare të Kosovës.

Me krijimin e Njësisë sigurohet respektimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve dhe respekti për të drejtat e komuniteteve, por i kontribuon edhe sundimit të ligjit.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Davenport për ndihmën e OSBE-së gjatë hartimit të koncept-dokumentit të kësaj nisme, si edhe për gatishmërinë për të vazhduar përkrahjen gjatë implementimit të saj.

Ambasadori Kolly ka uruar për fillim të mbarë të procesit për krijimin e Njësisë dhe ka mirëpritur veprimet e ndërmarra deri tani për krijimin e vendeve të reja të punës brenda Njësisë, si dhe krijimin e grupit punues brenda Zyrës së Kryeministrit, që do të merret me hartimin e rregulloreve të reja për Njësinë.

Ambasadori Davenport ka përgëzuar kryeministrin për interesimin dhe angazhimin e tij personal për të siguruar përdorimin e gjuhëve zyrtare. Ai e ka mirëpritur punën e Komisionerit për Gjuhët brenda Zyrës së Kryeministrit dhe të arriturat e deritanishme.

Gjithashtu, ambasadori Davenport e ka lavdëruar hapjen e Programit të Ballkanistikës në Universitetin e Prishtinës, si shembullin e vetëm në rajon ku studiohen gjuhët e Ballkanit, e që sipas tij, është mundësi shumë e mirë për trajnimin e kuadrove të ardhshme të përkthimit cilësor nga studentët që studiojnë gjuhën shqipe dhe ata që studiojnë gjuhën serbe, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM