Build Skills with our trainings

Sign up now!

Në Kuvend hapja e dyerve solli rreth 450 bashkatdhetarë

Kor 19, 2022

Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me interesim të theksuar për vizitë në ambientet e brendshme të institucionit.

Hapja e dyerve të Kuvendit, në ditën e dytë solli rreth 250 bashkatdhetarë, me vendbanim në shtete të ndryshme të botës, por që aktualisht po qëndrojnë për pushime në Kosovë.

Ndërkaq, gjatë dy ditëve të aktivitetit, Kuvendin e vizituan rreth 450 bashkatdhetarë gjithsej.

Bashkatdhetarët u pritën nga deputetë të grupeve të ndryshme parlamentare dhe zyrtarët përgjegjës të administratës. Ata vizituan mjedise të ndryshme të punës dhe u njohën me rolin, veprimtarinë dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në Kuvend dhe takimeve me deputetë, bashkatdhetarët shprehën interesimin e tyre për zhvillimet në Kosovë dhe për shumë çështje preokupuese për ta, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM