Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia e Kosovës parandalon kontrabandimin me mallra afër vijës kufitare Kosovë – Serbi

Kor 19, 2022

Policia e Kosovës, respektivisht njësitë policore nga pika kufitare DRK-Lindje si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacionale në teren kanë bërë parandalimin e kontrabandimit me mallra në dy raste të ndryshme.

Me datë 19.07.2022, Policia e Kosovës gjatë vëzhgimit dhe pritës afër vijës kufitare Kosovë – Serbi bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare, kanë identifikuar dy vetura të ndryshme njëra me targa të Serbisë dhe tjetra me targa vendore, që të dyja me ngasës dy të dyshuarit meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të realizuar tek vetura e parë janë gjetur sasi e pijeve alkoolike 26 arka –birrë me gjithsejt 520 copë, ndërsa tek vetura e dytë janë gjetur 24 arka (me birrë) dhe 80 shishe birrë, në total gjithsejt 560 copë.

Malli dyshohet se është sjellur nga Republika e Serbisë përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës.

Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve preliminare malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM