Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI nxjerr udhëzues për planifikimin e ushqyerjes në institucionet parashkollore

Kor 20, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka nënshkruar Udhëzuesin “Planifikimi i ushqyerjes në institucionet parashkollore në Republikën e Kosovës”.

Ky udhëzues u hartua nga Grupi Multisektorial për Ushqyerjen e Shëndetshme, përfshirë Ministrinë e Shëndetësisë, ndërsa projekti në kuadër të cilit është hartuar ky udhëzues është mbështetur nga UNICEF Zyra në Kosovë.

Udhëzuesi ka për qëllim krijimin dhe integrimin e një mjedisi në sistemin parashkollor që promovon ushqyerjen e shëndetshme tek fëmijët dhe shprehitë e shëndetshme, me qëllim të arritjes së potencialit të plotë të fëmijëve.

Duke qenë se ushqyerja e shëndetshme gjatë fëmijërisë së hershme është faktor vendimtar për rritjen dhe shëndetin e fëmijëve dhe ushqimi i varfër në vlera ushqyese në fëmijëri ka pasoja afatgjata në shëndetin e njeriut, Udhëzuesi ofron informatat kyçe mbi rëndësinë dhe parimet e ushqyerjes se drejtë për këto mosha.

Po ashtu, Udhëzuesi ofron informata edhe për nevojat për ushqyerje të fëmijëve në institucionet e kujdesit ditor, kriteret për një mjedis të shëndetshëm të të ushqyerit, parimet e ushqyerjes së shëndetshme të ndara sipas grupmoshave të caktuara, menu konkrete për grupmosha të caktuara dhe të ndara sipas stinëve, etj, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM