Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi uron Minxhozin në hapjen e negociatave për anëtarësim në BE të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kor 21, 2022

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi priti në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Gjatë takimit, zëvendëskryeministri Bislimi shfrytëzoi rastin ta urojë Ambasadorin Minxhozi për vendimin historik në hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian të Republikës së Shqipërisë, së bashku me Maqedoninë e Veriut.

Ky hap, shënon një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, të cilën Kosova e mbështet plotësisht dhe i gëzohet suksesit të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Përshpejtimi i procesit të integrimit është jetësor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor. Ambasadori Minxhozi e falënderoi zëvendëskryeministrin Bislimi për urimin, duke u shprehur se shpreson që së shpejti të ketë dhe hapa konkret për liberalizimin e vizave për Kosovën, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM