Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia: Iniciohet edhe një rast kontrabandim me mallra në veri të vendit

Kor 21, 2022

Policia e Kosovës, hetues nga Drejtoria Rajonale Kufitare “Veriu”, në vazhdën e aktiviteteve në luftën për parandalimin e kontrabandës, pas grumbullimit të informatave relevante në fshatin Rudare, komuna Zveqan kanë ndaluar automjetin VW Golf II me targa vendore, me vozitës të dyshuarin mashkull kosovar.

Gjatë realizimit të kontrollit në automjet janë gjendur pije alkoolike dhe jo alkoolike (Produkte të Serbisë si: birra, Coca Cola dhe Fanta), malli dyshohet se është i kontrabanduar nga Serbia.

Për të gjitha veprimet është njoftuar Prokurori kompetent, me autorizim të të cilit është iniciuar rasti në procedurë të rregullt për “kontrabandim me mallra”.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin Doganor për procedura të mëtejme, thuhet në faqen zyrtare të PK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM