Manifesta 14 njofton se Selma Selman është pjesë e ekspozitës tematike në katin e gjashtë të Grand Hotel dhe në Galerinë Kombëtare të Kosovës si pjesë e ‘Good as Hell: Voicing Resistance’.
Praktika e saj artistike është shumëdisiplinore dhe përfshin pikturën, instalacionin dhe performancën.
Puna e saj është një ndërthurje mes sensitivitetit, vrazhdësisë dhe gjestikulacioneve ironike të cilat shpërfaqin atribute të identitetit, pritshmëritë nga rolet dhe stereotipet.
Kësisoj, trupi dhe identiteti i saj kthehen në një medium për të artikuluar rezistencën politike dhe fuqizimin feminist, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Works of © Selma Selman. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






