Build Skills with our trainings

Sign up now!

Nagavci: Të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave

Gus 18, 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se Qeveria e Republikës së Kosovës që nga fillimi e ka prioritet arsimin dhe për këtë arsye, të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë në Projektligjin e pagave, i cili tanimë është diskutim paraprak.

Nagavci në postimin e saj në Facebook ka thënë se me rastin e hartimit të Projektligjit janë marrë për bazë rekomandimet e MASHTI-t, si dhe janë trajtuar edhe ato kategori të punëtorëve të arsimit të cilat ishin lënë anash në ligjin e shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese.

Ky projektligj dallon shumë nga i ligji i mëhershëm, ndërsa efekti i drejtpërdrejtë i tij do të jetë përmirësimi i pozitës së punëtorëve të arsimit, motivimi i tyre për performancë sa më të mirë dhe drejtësi e barazi.

 

Ndër të tjera, Projektligji i pagave sjell:

 

Koeficientë të dinjitetshëm për punonjësit e arsimit të të gjitha niveleve.

 

Trajtim të barabartë të mësuesve klasorë dhe mësimdhënësve lëndorë në arsimin e mesëm të ulët.

 

Shtesa në paga në bazë të kualifikimit dhe përgjegjsëve menaxheriale.

 

Përcaktim të vlerës së koeficientit në bazë vjetore.

 

Transparencë të plotë të pagave në sektorin publik.

 

Angazhimi i të gjithë neve duhet të jetë te fillimi i suksesshëm i vitit të ri shkollor me 1 shtator.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM