Build Skills with our trainings

Sign up now!

MKRS: Fillon zbatimi i projektit të revitalizimit të qytetit të vjetër të Janjevës

Gus 19, 2022

Ministria e Kulturës njofton se me 1.4 milion euro nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe 2 milionë nga Bashkimi Evropian, projekti “Trashëgimia Kulturore si Nxitëse për Ringjallje Ekonomike të Janjevës” filloi zbatimin, me fokus në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe sigurimin e ringjalljes socio-ekonomike ku parashihen ndërhyrje restauruese dhe revitalizuese në 13 shtëpi të vjetra, hartimi i Strategjisë për Zhvillim të Turizmit Kulturor dhe Natyror, fuqizimi ekonomik dhe ngritja e kapaciteteve lokale për zhvillim të qëndrueshëm lokal, e mbështetja e komunitetit përmes granteve.

Në vizitë në Janjevë ishin prezent kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kryetari i komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, të shoqëruar nga stafi i projektit të UNDP të cilët bënë një përditësim mbi gjendjen aktuale të projektit dhe punën që do të bëhet në vazhdim.

Si fshat multietnik, Janjeva ka rëndësi të madhe kulturore e historike, e puna në asetet e trashëgimisë kulturore në këtë vend ka rëndësi të veçantë për zhvillimin e mirëfilltë kulturor e promovimin sa më të mirë të potencialit të Kosovës.

Çdo ditë punë të mira në mbrojtje të trashëgimisë tonë, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM