Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se kërcënim serioz për shëndetin publik vazhdon të jetë COVID-19, por qytetarët kanë më shumë mjete dhe mundësi për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundja.
Me qëllim të mbrojtjes nga virusi, shmangies së spitalizimit, formave të rënda të sëmundjes dhe pasojave post COVID-19, secili qytetar duhet të kujdeset që të vaksinohet me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në postimin në Facebook të MSh-së.






