Manifesta 14 njofton se Fahrije Hoti dhe Gratë e Krushës drejtojnë një kompani ushqimesh vendase që mban emrin e fshatit prej nga vijnë, të gjendur në pjesën perëndimore të komunës së Rahovecit, e ndërhyrja e tyre gjendet në Grand Hotel Prishtina si pjesë e ekspozitës tematike Grand Scheme of Things.
Duke u përballë me paragjykime të konsiderueshme për hyrjen në atë që ende në shumë pjesë të Kosovës perceptohet si domen mashkullor, ajo zhvilloi një model të suksesshëm biznesi dhe e nxori fshatin e saj nga varfëria. Sot, kompania punëson pesëdhjetë gra, dhe të gjitha Fahrija arriti t ‘i mbajë në punë gjatë pandemisë.
E votuar kohët e fundit si evropiania e vitit, ajo ishte edhe personazhi kryesor i filmit Zgjoi, film i metrazhit të gjatë me regji të Blerta Bashollit dhe i nominuar për çmim të Akademisë Amerikane në vitin 2021, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Kooperativa Bujqësore Krusha [Agricultural Cooperative Krusha], 2022, © Fahrije Hoti and the Women of Krushë e Madhe. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Majlinda Hoxha






