Ministria e Kulturës ka njoftuar se kanë përfunduar ndërhyrjet restauruese në shtëpinë e familjes Morina që ndodhet në rrugën Marin Barleti, në Prizren.
Në kuadër të projektit të rijetësimit të rrugës Marin Barleti parashihen ndërhyrjet restauruese në shtëpitë e përzgjedhura në këtë rrugë, po ashtu rehabilitimi urban, përfshirë rregullimin e dyshemesë, fasadave, ndriçimit dhe mobilerisë urbane.
Çdo ditë punë në mbrojtje të trashëgimisë kulturore, thuhet në postimin në Facebook të MKRS-së.






