Build Skills with our trainings

Sign up now!

Sveçla: Institucionet e Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim

Gus 21, 2022

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla së bashku me zëvendësministrin Bardhyl Dobra dhe ekipen, ka vizituar komunat veriore të Republikës së Kosovës.

Sveçla në postimin e tij në Facebook ka thënë se nga takimet e shumta me pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it se situata në këto komuna është e qetë dhe stabile.

 

“Nga kjo vizitë, ne pamë nga afër se ata suksesshëm po përmbushin detyrat e tyre në zbatimin e ligjit, ruajtjen e paqes dhe ofrimin e një stabiliteti të qëndrueshëm si qëllim yni i përbashkët. Angazhimi i tyre i përditshëm në ofrimin e sigurisë dhe vendosjen e ligjshmërisë janë edhe lehtësim por edhe garancë për një jetesë më të mirë të banorëve të kësaj zone.

 

Institucionet e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të sigurojnë lëvizjen e lirë për të gjithë qytetarët pa dallim, në përputhje me ligjet në fuqi. Do të jemi zbatues të vendimeve të drejta dhe ligjore të cilat janë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM