Build Skills with our trainings

Sign up now!

Grupi i fëmijëve “Respect Our Rights” kërkon nga MAShTI shmangien e grevës së përgjithshme në arsim

Gus 22, 2022

Grupi përfaqësues i fëmijëve “Respect Our Rights” – ROR kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), që të veprojnë në mënyrë urgjente për të shmangur një grevë të përgjithshme në arsim.

Ne grupi i fëmijëve “Respect Our Rights – ROR” shprehim shqetësim të madh për situatën e krijuar  në arsim, si pasojë e vonesave në miratimin e Ligjit për Paga dhe vendimit të Sindikatës së  Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK) për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet edukativo-arsimore në Kosovë. 

Ne si zë përfaqësues i fëmijëve në Kosovë, vlerësojmëse një grevë e përgjithshme në arsim ndikon  negativisht te ne. Fillimisht, greva na mohon ne fëmijëve të drejtën për arsim, të garantuar nga  Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare. Greva, gjithashtu, ndikon  negativisht në shëndetin mendor dhe psikologjinë tonë si fëmijë. Ajo na pamundëson të kthehemi në shkolla në datën standarde – 1 shtator, ndërsa u pengon fëmijëve edhe më të vegjël, në arsimin  e hershëm, që të vijojnë me procesin e shoqërimit dhe mësimit bazik në çerdhe.  

Duke marrë si precedent rastet e mëparshme të humbjes së ditëve të mësimit si pasojë e veprimeve  sindikale, shkollat pritet të zëvendësojnë orët e humbura gjatë ditëve të fundjavës, duke shkaktuar  mbilodhje dhe stërngarkim te ne si nxënës, gjë që ndikon në cilësinë e mësimnxënies. MAShTI ka  detyrim ligjor-kushtetues që t’u garantojë fëmijëve shkollim efektiv dhe cilësor, andaj ne presim  që ky detyrim të përmbushet, në përputhje me normat dhe afatet standarde arsimore. 

Ne u bëjmë thirrje MAShTI-t dhe SBAShK-ut që të angazhohen në dialog social për të zgjidhur  këtë çështje, dhe jo të na dënojnë neve për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre. ROR gjithashtu thekson se mban qëndrim neutral sa i përket diskutimeve për Ligjin e Pagave dhe kërkesave të  SBAShK; dhe u apelon të gjithë mësimdhënësve që të mendojnë për të mirën e përgjithshme dhe në veçanti për nxënësit, thuhet në komunikatën për media e ROR.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM