Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston një person të dyshuar për tri vepra të ndryshme penale

Gus 22, 2022

Policia e Kosovës me datë 22.08.2022, konkretisht zyrtarë nga njësitë policore nga Stacioni Policor për Mbikqyrje të Pikës Kufitare – Vërmicë gjatë zbatimit të planit operativ “Migrimi i parregullt”, rreth orës 01:10 në zonën tek bregu i liqenit në Vërmicë kanë identifikuar disa lëvizje të dyshuara nga disa persona.

Gjatë vëzhgimit të terenit, është vërejtur se disa persona vinin nga territori i Republikës së Shqipërisë, me ç’rast me të vërejtur zyrtarët policor të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nga ta, zyrtarët policorë kanë arritur ta ndalojnë të dyshuarin shtetas i Shqipërisë me iniciale F.Gj viti i lindjes 1995 nën dyshimin se i njëjti kishte kontrabanduar shtetas të huaj të cilët në mënyrë ilegale kishin hyrë në Kosovë.

Pas ndalimit të të dyshuarit tek i njëjti është realizuar një kontroll me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar :

  • 0.036 gram substancë narkotike e llojit kokainë,
  • 1 telefon i tipit IXON.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njesitet relevante.

Poashtu është njoftuar edhe Prokurori kompetent, me udhëzim të së cilit janë inicuar rastet “Kontrabandim me migrant”, “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge ” si dhe “kalim ilegal i kufirit”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM