Build Skills with our trainings

Sign up now!

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell vizitojnë trajnimet përgatitore për ushtrimin “Defender Europe 23”

Gus 23, 2022

Komandanti i FSK-së dhe Komandanti i Gardës Kombëtare të Iowa-s vizituan trajnimet përgatitore për ushtrimin “Defender Europe 23”.

Në kuadër të vizitës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Komandanti i Gardës Kombëtare të IOWA-s gjeneral major Ben Corell së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari kanë qëndruar për vizitë në Babaj të Bokës dhe në Aeroportin e Gjakovës.

Qëllimi i kësaj vizite ishte që ti përcjellin nga afër aktivitetet që po zhvillohen në Komandën e Forcave Tokësore, Regjimenti i Parë dhe Regjimenti i Dytë i Këmbësorisë në kuadër të planit vjetor të trajnimit dhe të përgatitjeve për “Defender Europe 23”.

Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Corell e konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit me qëllim të zhvillimit profesional dhe kapaciteteve luftarake të FSK-së, thuhet në postimin na Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM