Përfituesi i mbështetjes financiare nga MASHTI përfundon vitin e parë të studimeve master në Universitetin e Harvard-it dhe MIT-së në degën administrim publik dhe financa me notë mesatare (A).
Vitin e kaluar për herë të parë Ministria e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI)ka ofruar mbështetje financiare për 16 studentë të pranuar në top universitetet më të mira në botë.
Përfituesi i mbështetjes financiare nga MASHTI, Erblin Ribari ka përfunduar vitin e parë të studimeve master në Universitetin e Harvard-it si dhe MIT-së në degën administrim publik dhe financa me notë mesatare (A).
Erblini ndër të tjera është përzgjedhur nga Revista Forbes si një ndër 30 profesionistët më të suksesshëm në fushën e financave në kontinentin e Evropës (Forbes 30 Under 30), në programin e inkubimit në Harvard Innovation Labs (i-Lab), si dhe përfaqësues i Kosovës në konferenca të ndryshme në SHBA të organizuara nga kompani me renome botërore si: Goldman Sachs, Morgan Stanley, J.P. Morgan, McKinsey & Company, dhe Boston Consulting.
Përkrahja e MASHTI për të rinjtë nuk do të ndalet. Do të vazhdojmë të financojmë të rinjtë tanë përmes bursave e mbështetjeve financiare, sepse përgatitja e tyre është hap i rëndësishëm për fuqizimin e Kosovës.
Erblinit i dëshirojmë shumë suksese!, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.






