Build Skills with our trainings

Sign up now!

OEAK: Sektori privat ka rol kyç në rritjen e mëtejme ekonomike të Ballkanit Perëndimor

Gus 24, 2022

Sektori privat ka rol kyç në rritjen e përshpejtuar të ekonomive individuale dhe integrimin rajonal ekonomik të Ballkanit Perëndimor, siç u theksua nga Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, në takim me udhëheqësinë dhe anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Zëvendësndihmës Sekretari Escobar thekoi rolin e rëndësishëm që ka sektori privat, duke shtuar se çmon punën avokuese që bëjnë odat rajonale amerikane dhe shoqatat e biznesit, për t’i sjellë përfitime tërë rajonit.

“Rrëfimi i Ballkanit Perëndimor është ai i rritjes fenomenale dhe mundësive fenomenale ekonomike që janë të pranishme këtu,” tha zëvendësndihmës Sekretari Escobar.

Derisa vlerësoi se një pjesë e rritjes lidhet me aktivitetet ekonomike pas pandemisë COVID dhe remitencat nga jashtë, ai tha se ka rritje të fuqishme ekonomike në gati secilin shtet të Ballkanit Perëndimor.

“Mesazhi im për kompanitë amerikane është se nëse keni një treg të konsoliduar, të hapur në rajon, ju keni kapacitetin për një rritje të vrullshme në furnizim me gaz likuid natyror (LNG), në dërgesa, në transport, IT, energji të ripërtërishme dhe sektorë më të vegjël, si turizmi dhe zbavitja. Këto investime nuk do t’i shërbejnë vetëm Ballkanit Perëndimor, por Evropës Lindore në përgjithësi,” tha Escobar, duke shtuar se Ballkani ka potencialin të bëhet ofrues i shërbimeve për tërë Evropën.

Ai tha se qeveritë pro biznesit që janë të hapura për bashkëpunim përtej kufijve janë kyçe për debllokimin e potencialit ekonomik.

Zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë diskutuan gjithashtu edhe lidhur me potencialin e Iniciativës “Ballkani i Hapur” në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe investimeve të huaja direkte në rajon, duke i kontribuar kështu stabilitetit dhe prosperitetit, thuhet në komunikatën për media e OEAK-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM