Build Skills with our trainings

Sign up now!

Presidentja Osmani: Kosova është palë konstruktive e angazhuar në procesin e dialogut të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë

Gus 24, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák dhe të dërguarin e posaçëm  të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin se Kosova është palë konstruktive, e përgatitur dhe e angazhuar në procesin e dialogut, të përqëndruar në njohjen e ndërsjellë.

“Kosova asnjëherë nuk ka kontribuar në tensione dhe është angazhuar vazhdimisht për paqe dhe stabilitet si dhe për zgjidhje evropiane”, ka thënë presidentja Osmani.

Në këtë kontekst, presidentja Osmani ka shprehur përkushtimin e Kosovës për ta vazhduar bashkëpunimin dhe koordinimin me partnerët tanë, duke potencuar se angazhimi i vendit tonë në dialog është i bazuar në mbrojtjen e sovranitetit, rendit kushtetues dhe integritetit territorial të Kosovës, të cilat janë të paprekshme.

Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova është e ndërtuar mbi parimin e një shoqërie multietnike ku të gjithë kanë të drejta të barabarta, pa dallim etnie, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM