Build Skills with our trainings

Sign up now!

MAShTI: Nagavci takon mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, bisedojnë për fillimin e vitit të ri shkollor

Gus 25, 2022

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka takuar mësimdhënësit e Komunës së Prishtinës, me të cilët ka bashkëbiseduar për çështje të ndryshme në arsim, përfshirë fillimin e vitit të ri shkollor.

Ministrja Nagavci bëri të ditur se, MAShTI i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor, ndërsa foli edhe për projektligjin për paga i cili është në diskutim paraprak, angazhimin e asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta, ndarjen e buxhetit për mësimdhënësit me probleme shëndetësore dhe çështje të tjera të rëndësësishme, si dhe dhe veprimet të cilat janë ndërmarrë për përmirësimin e gjendjes në arsim.

Nagavci po ashtu i informoi mësimdhënësit për përmirësimin e infrastrukturës ligjore, përfshirë këtu Ligjin për tekste shkollore, Ligjin për AKA, Ligjin për arsimin e lartë dhe disa ligje tjera.

Ndër të tjera, u diskutua edhe për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla dhe pajisjen e tyre me kabinete, laboratore e salla sportive, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM