Build Skills with our trainings

Sign up now!

Një vit burgim dhe 2 mijë € gjobë kundër të akuzuarit për hyrje në sistemet kompjuterike

Gus 25, 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit S.G për shkak të veprës penale Hyrje në sistemet kompjuterike nga neni 339, paragrafi 2 lidhur me paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I akuzuari S.G është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj, në të cilin dënim do ti’ llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit nga data 01.10.2021 e tutje si dhe dënim me gjobë në shumë prej dy mijë €uro (2000 €) €uro.

Me aktvendim të veçantë, PS.nr.32/22, i datës 20.08.2022, të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në fillimin e ekzekutimit të dënimit – sanksionit penal, pasi aktgjykimi është bërë i plotfuqishëm menjëherë meqë palët kanë hequr dorë nga e drejta e ankesës, thuhet në faqen zyrtare të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM