Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti bashkëbisedon me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut

Sht 16, 2022

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bashkëbiseduar sot me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe ai i Venedikut.

Kryeministri Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit. Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

Pas prezantimit të shkurtër, Kryeministri bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit.

Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për këtë diskutim, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM