Manifesta 14 fton në Manifesta Night #2, organizuar prej dhe në bashkëpunim me Servis.
Platforma ndërdisiplinore e Prishtinës është e njohur për eksplorimin e tingujve të klubeve underground duke sjellë kulturën e muzikës elektronike në qendër të skenës muzikore të qytetit e duke ndërtuar ura bashkëpunimi me artistë të Ballkanit e ndërkombëtare përgjatë këtyre dhjetë viteve të fundit.
Netët e përmuajshme rave mbahen në hapësira të ndryshme të qytetit me qëllimin e jo vetëm të bërit bashkë të të rinjve të Kosovës përmes muzikës elektronike, por gjithashtu për të rijetësuar dhe për t’i dhënë një qëllim të ri të hapësirave publike në Prishtinë.
Ata kanë kuruar një program muzikor fantastik në Kino Rinia dhe ne ju ftojmë të gjithëve për të kërcyer më datën 23 shtator, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.