Build Skills with our trainings

Sign up now!

Policia arreston katër të dyshuar për trafikim me narkotik, konfiskohen rreth 17 kg substancë narkotike

Sht 16, 2022

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, kanë vazhduar me aktivitete të shtuara në teren me qëllim të arrestimit të personave të dyshuar që kryesisht merren me trafikimin në rrugë të substancave narkotike. Në Prizren e Prishtinë, në dy raste të ndara, janë arrestuar katër të dyshuar dhe është konfiskuar substancë narkotike që dyshohet të jetë marihuanë.

Në rastin e parë në Prizren, hetuesit e antidrogës, kanë intervenua edhe kanë vënë nën kontroll pesë persona të dyshuar. Te njëri nga ta është gjetur substancës narkotikë (dyshohet të jetë marihuanë), me peshë të përgjithshme 121.95 gr., një peshore digjitale, dy mullinj, një pako rizlla dhe dëshmi tjera.

Personat e hasur aty janë shoqëruar në polici për intervistim. I dyshuari V.D., (viti i lindjes 1968, mashkull kosovar), gjatë intervistës në prani të avokatit mbrojtës, ka pranuar se substanca narkotike është e tij.

Pas intervistimit, prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim të të dyshuarit deri në 48 orë. Kurse, katër personat tjerë janë intervistuar në cilësi të dëshmitarëve dhe janë liruar.

Në rastin e dytë në Prishtinë, policia ka ndaluar një veturë me targa vendore pasi dyshohej se drejtuesi i saj ishte një shpërndarës i lëndëve narkotike. Tek i dyshuari janë gjetur 55.1 gr. substancë që dyshohet të jetë marihuanë. Policia, nga organet e drejtësisë, ka kërkuar leje për kontroll në banesën e të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në banesën e të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar: afërsisht 17 kg (16.989 gr.) substancë që dyshohet të jetë marihuanë, 94.7 gr., substancë që dyshohet të jetë kokainë, dy peshore digjitale, një makinë për ngjitjen e qeseve me vakum dhe dëshmi tjera.

Në banesën e S.H., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar), janë hasur edhe të dyshuarit: V.V., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar) dhe A.M., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar) të cilët kishin një sasi substancë mbi tavolinë. Pas intervistimit, tre të dyshuarit, me aktvendim nga organet e drejtësisë dërgohen në ndalim deri në 48 orë, thuhet në postimin në Facebook të PK-së.

 

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM