Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se në Potsdam të Gjermanisë, ka diskutuar me Kancelarin Olaf Scholz, për procesin e liberalizimit të vizave dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se me kalncelarin Scholz ka diskutuar për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.
Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
Ne do të vazhdojmë bashkërendimin tonë të ngushtë me aleatët për të siguruar së bashku paqen, stabilitetin dhe sigurinë, si dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë.