Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pas Funeralit Shtetëror të Mbretëreshës Elizabeth II, ka takuar Presidentin e SHBA-ve Joe Biden.
Presidentja Osmani në postimin e saj në Facebook ka thënë se ishte nder i veçantë të bisedoja me Presidentin Biden.
Presidenti Biden shprehu mbështetjen e tij të palëkundur për vendin tonë dhe në emër të popullit të Kosovës i shpreha mirënjohjen dhe përkushtimin tonë për partneritetin e palëkundur në mes të Kosovës dhe SHBA-ve.






