Build Skills with our trainings

Sign up now!

Bislimi pret Westerlund, diskutojnë për syninimin e aplikimit për anëtarësimin e Kosovës në BE

Sht 20, 2022

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri të Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.

Zëvendëskryeministri Bislimi i uroi mirëseardhjen në Kosovë ambasadorit Westerlund. Në takim u diskutua mbi zhvillimin e Kosovës, ku Bislimi theksoi se vendi ynë është në një trajektore të re të zhvillimit dhe të avancimit drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Progresi i shënuar në fusha të ndryshme, përtej sfidave të kohës, duhet të shërbejë si incentivë pozitive në avancimin e vendit. Ky vit ka sjellë një dinamikë të re në agjendën evropiane të Kosovës, ku përveç nevojës për liberalizimin e vizave, synojmë të aplikojmë brenda vitit për anëtarësim në BE.

Gjithashtu u trajtua dhe objektivi i thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, veçanërisht në shkëmbimet tregtare, prodhimtarinë, rritjen e investimeve të kompanive suedeze në Kosovë dhe projekteve me interes të përbashkët.

Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë ndaj Republikës së Kosovës.

Në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, shteti i Suedisë do të marrë dhe Presidencën e Këshillit të BE-së, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM