Build Skills with our trainings

Sign up now!

Kurti- Spence: Punë e përbashkët e Qeverisë dhe UNKT për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm

Sht 20, 2022

Në fillim të mandatit të saj, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje në Kosovë, Koordinatores për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Kryeministri Kurti rikonfirmoi gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me UNKT, në tejkalimin e sfidave të përbashkëta, me vullnet të mirë dhe analiza të duhura. Ai shprehu mirënjohje të veçantë për punën e UNKT-së dhe bashkëpunimin me institucionet e vendit.

Spence theksoi vazhdimin e përkrahjes nga UNKT për thellimin e bashkëpunimit të shkëlqyer dhe produktiv, në arritjen e progresit lidhur me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Ajo vlerësoi angazhimin e Kryeministrit Kurti në Komitetin Drejtues të Kornizës së Bashkëpunimit për Zhvillim të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UNSDCF), për periudhën 2021-2025.

U vlerësua puna e përbashkët e Qeverisë dhe UNKT-së për të arritur vizionin afatgjatë që i mundëson Kosovës të jetë pjesë e përpjekjeve globale për arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm, thuhet në komunikatën për media e ZKM-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM