Manifesta 14 njofton se Alban Muja prodhon video instalacione, filma, vizatime, piktura, fotografi dhe vepra arti publik të ndikuara nga proceset e vazhdueshme të transformimeve sociale, politike dhe ekonomike në vendin e tij të lindjes në Kosovë e në Ballkan.
Punimi i tij “Above Everyone” paraqitet mbi ish-Shtëpinë e Mallrave Gërmia një vend shumë i dashur i kujtesës kolektive, i shpëtuar kohët e fundit nga shkatërrimi me qëndresë publike – thekson urgjencën e debatit të hapur rreth të ardhmes së ndërtesave publike, si dhe jehonën e rezistencës kreative, thuhet në postimin në Facebook të Manifesta 14 Prishtina.
Above Everyone, 2022, © Alban Muja. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Ivan Erofeev






