Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka hapur thirrje, me të cilën ftohen studentët kosovarë që ndjekin studimet e doktoraturës në 500 universitetet më të mira në botë, që të konkurrojnë për përfitimin e mbështetjes financiare për doktoraturë në vlerë vjetore prej 8,500 euro.
Studentët tanë që ndjekin studimet pasdiplomike në universitete të njohura në botë, janë vlerë e shtuar e shoqërisë me ekspertizën që sjellin në Kosovë në fusha të ndryshme.
Thirrja është e hapur nga data 19.09 2022 deri më 03.10. 2022, në ora 16.00, thuhet në postimin në Facebook të MAShTI-t.
Aplikimi bëhet në platformën e-Kosova.
Thirrja: https://masht.rks-gov.net/thirrje-per-mbeshtetje…/
Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Services/SubService?service=417






