Build Skills with our trainings

Sign up now!

Ministria e Ekonomisë ndan subvencion në vlerë prej 350.000 € për Ngrohtoren e Gjakovës

Sht 20, 2022

Ministria e Ekonomisë ka ndarë subvencion në vlerë prej 350.000 euro për Ngrohtoren e Gjakovës me qëllim të sigurimit të furnizimit të rregullt me ngrohje në Komunën e Gjakovës gjatë sezonit dimëror 2022/2023.

Ndarja e mjeteve shtesë, përtej atyre të parapara në buxhetin për vitin 2022 për këtë qëllim, është bërë nga Ministria e Ekonomisë pas pranimit të kërkesës për subvencionim nga ana e Ngrohtores së Gjakovës.

Kërkesa nga ana e Ngrohtores ka ardhur pasi buxheti i paraparë për këtë vit për blerje të biomasës në vlerë prej 300,000 euro është shpenzuar nga Ngrohtorja në muajt e parë të vitit gjatë sezonit të kaluar të ngrohjes, duke rrezikuar kështu furnizimin e qytetarëve të Gjakovës gjatë sezonit 2022/2023.

Subvencioni i ndarë nga ana e Ministrisë së Ekonomisë siguron që qytetarët e Gjakovës të kenë ngrohje optimale gjatë muajve të dimrit, si dhe Ngrohtorja të vazhdojë operimin e furnizimin e rregullt duke ruajtur mirëqenien e qytetarëve dhe duke ulur kërkesën për konsum të energjisë elektrike kur vendi është duke u përballur me krizën energjetike botërore, thuhet në faqen zyrtare të ME-së.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM