Build Skills with our trainings

Sign up now!

Posta e Kosovës lëshon në qarkullim emisionin e pullës postare ,‘’Shtëpitë shkolla’’

Sht 20, 2022

Posta e Kosovës, sot ka lëshuar në qarkullim të jashtëzakonshëm emisionin e pullës postare me titull “Shtëpitë shkolla”.

Sivjet u mbushën plot 30 vjet nga dita e themelimit të Lidhjes së arsimtarëve shqiptarë “Naim Frashëri“, e cila pati rolin ministror mbi funksionimin e sistemit të pavarur të arsimit të Kosovës, pasi që policia serbe rrethoi shkollat, duke mos lejuar mësimdhënësit dhe nxënësit të hyjnë në ndërtesa.

Mësimdhënësit shqiptarë kishin refuzuar të jepnin mësim me kurrikulën e re serbe, kështu që shteti pushtues i shkarkoi ata nga puna. Drejtorët shqiptarë të shkollave u zëvendësuan më drejtorë serbë. Nxënësit dhe studentët shqiptarë – 400,000 gjithsej – nuk shkuan në shkollë deri në janar 1992.

Për mbijetesën e arsimit shqip në Kosovë, familjet patriotike arsimdashëse hapën 3,200 shtëpitë e tyre, bodrume dhe garazhe private, që u shndërruan në shkolla të improvizuara për strehimin e mbi 100,000 nxënës të shkollave të mesme dhe studentë shqiptarë.

Filatelia e Postës së Kosovës, përmes imazhit të pullës postare, nderon dhe kujton të gjithë arsimtarët, drejtorët e shkollave, pronarët e shtëpive dhe hapësirave për mësimdhënie, prindërit e gjeneratave të viteve 90-ta, nxënësit për kontributin, qëndresën dhe sakrificën e tyre në ruajtjen dhe mbrojtjen e substancës së arsimit shqip dhe të identitetit kombëtar, thuhet në faqen zyrtare të Postës së Kosovës.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM