Build Skills with our trainings

Sign up now!

Osmani- Kajári: Kosova nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe paqes

Tet 3, 2022

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ferenc Kajári.

Në takim me komandantin Kajári, presidentja Osmani diskutoi për aspekte të sigurisë dhe zhvillimet e fundit në Kosovë, rajon dhe më tej.

Presidentja Osmani vlerësoi kontributin e NATO-s përmes KFOR-it si qenësor për paqen dhe sigurinë në vend dhe rajon. Ajo gjithashtu shprehu vlëresimin për angazhimin e Hungarisë në kuadër të KFOR-it.

Edhe komandanti Kajári falënderoi Presidenten për bashkëpunimin dhe uroi që Kosova edhe më tej, nën komandën pasuese të KFOR-it, të vazhdojë të mbetet vatër e stabilitetit dhe e paqes, thuhet në komunikatën për media e Zyrës së Presidentes.

PUBLIKIME

LAJME

THELLESISHT

DIALOG

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II

Pesë aplikantë që paraqitën një aplikacion për “Grantet e Prodhimit të Përmbajtjes II”, Tv Tema, Internews, RTV Puls, Radio Gorazdevac dhe Besnik Krasniqi do të marrin mbështetje.

BARAZI

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Womair: Informimi i grave dhe burrave për cilësinë e ajrit

Më 19 nëntor, nga ora 10:00 deri në 12:00 në KosovaLive u mbajt ngjarja interaktive “Womair”, e cila kishte për qëllim informimin e djemve, vajzave, grave, burrave, çifteve dhe të gjithë të interesuarve, pa dallim, për mënyrat më efektive për përmirësimin e cilësisë së ajrit në hapësira të brendshme dhe të jashtme.

EDUKIM